“Jeta më mësoi…”, Adrola Dushi u jep këshillën e vyer ndjekësve të saj!
Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjeçare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.
Adrola shpesh poston në Instastory shprehje me anë të të cilave na tregon se si ajo ndjehet në momente të ndryshme të jetës. E kështu ka ndodhur së fundmi teksa është shprehur se jo të gjithë e meritojnë mirësjelljen në këtë jetë e duke këshilluar në një farë mënyre ndjekësit e saj.
Prindërit e mi më mësuan mirësjelljen dhe jeta më mësoi se jo të gjithë e meritonin atë
Përpos jetës dashurore që gjithmonë sigurohet ta mbajë të fshehtë, shpesh modelja shpesh ndan në rrjete sociale shprehje të ndryshme që na tregojnë më shumë për gjendjen emocionale të saj. E në Instastory-n së fundmi, Adrola ka ndarë ndjekësit një ‘të vërtetë të hidhur’.
Data 3 gusht ka qenë shumë e rëndësishme në karrierën e Adrolës, pasi është dekoruar me “Stemën e Artë” të Bashkisë Mirditë nga Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Z. Ndrec Dedaj për kontributin e saj në fushën e modelingut shqiptar.