Moti i keq me shira, mbi 2 mijë e 500 ha të përmbytura në Shkodër e Lezhë!
Reshje shiu, përmbytje në veri. Shkodra dhe Lezha janë qarqet më të prekur, me më shumë se 2 mijë e 500 hektarë nën ujë. Referuar të dhënave zyrtare, pjesa më e madhe e zonave të përmbytura është në Shkodër, mbi 1 mijë e 900 hektarë.
Njësia Ana Malit ka të përmbytur një sipërfaqe prej 1100 ha. Ne rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete te ulëta, vetëm me mjetet e kalueshmërisë se lartë ushtarake. (1 mjet me 4 forca ne dispozicion) Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.
Dajç, rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat, sipërfaqe tokë rreth 300 ha. Bërdicë 200 ha, Guri Zi 170 ha, Velipoje 150 ha.
Rruga Theth-Breglumi është e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave. Strukturat e EC Bashkia Shkodër janë ne terren për monitorimin e situatës.
Ndërkohë, në qarkun Lezhë ka zona të përmbytura në Zadrimë, Balldren, Tresh-Spiten, si dhe në fushën e Gjonëmit, një total prej 620 hektarësh.
Në qarkun Lezhë kane rene rreth 65 mm reshje, kuota lumit Drin 1.6 m nga +2.0 m kuota kritike, ka siperfaqe te permbytura ne zonen Zadrime rreth 120 ha. Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.4 m, ka rreth 350 ha te permbytura. Hidrovori Tale punon ne kuoten -1.1 m, ka rreth 50 ha te permbytura ne keneten Tresh-Spiten.
Hidrovori Droje – 0.20 m, Hidrovori Shllinza – 0,70 m. Në fushë e Gjonëmit (ish këneta) kemi rreth 100 ha toka të përmbytura Paraqiten probleme ne Alk, Nj/A/F.Kuqe, si pasoje e rritjes se prurjeve ne lumin Mat. Strukturat MC së bashkisë Kurbin po ndjekin situaten ne terren.
Nga ana drejtorit të HC Ulëz e Shkopet njoftohemi se në ora 08:00 është hapur porta e shkarkimit dhe shkarkimet janë 600 m³/s. Nga ana e Kryetares së Bashkisë Kurbin raportohet shqetësim, nga hapja e portave te shkarkimit kemi problem në prezencë uji në bizneset që janë në Lagunën e Patokut.
Ka kuota te larta lumi Mat, pas njoftimit per leshim uji nga hidrocentralet. Si qark, me raportimet aktuale kemi rreth 620 ha toke të përmbytur. Situata ne bashkine Mirdite paraqitet e qete, raportohet vetem mungese energjie elektrike ne disa zona.