Ndodh për herë të parë, regjistrohet zhurma e një stuhie në planetin e kuq!

vovalbania December 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndodh për herë të parë, regjistrohet zhurma e një stuhie në planetin e kuq!

Për herë të parë, roboti Perseverance i dërguar në Mars ka arritur të regjistrojë zhurmën e një stuhie në planetin e kuq. Stuhia kaloi shumë pranë robotit teksa ai po eksploronte një liqen të lashtë në Mars dhe për shkak se e kishte mikrofonin ndezur, regjistroi gjithçka. Stuhitë e fuqishme, janë të zakonshme në Mars dhe janë pjesë e panoramës meteorologjike në këtë planet.

Gjatë misioneve të tjera të robotit të dërguar nga NASA atje, janë mbledhur foto dhe të dhëna për kushtet e motit. NASA madje ka arritur të regjistrojë sinjale sizmike dhe magnetike të krijuara nga “djajtë e pluhurit”. Por deri tani, mungonin zhurmat. Roboti Perseverance zbriti në Mars në shkurt 2021, duke u bërë misioni i parë hapësinor në planetin e kuq që mbante edhe mikrofona.

Regjistrimi ka ndodhur më 27 shtator 2021. Gjatë videos 11-sekondëshe dëgjohen dy momente me erë me frekuencë të ulët dhe më pas një zhurmë më e madhe, e shkaktuar nga stuhia. Dr.Naomi Murdoch, kërkuese nga Instituti i Aeronautikës dhe Hapësirës në Universitetin e Tuluzës, thotë për CNN se të dhënat e marra nga stuhitë janë të rëndësishme për të kuptuar klimën në Mars.

Kjo është e rëndësishme edhe për misionet hapësinore, pasi na jep një ide për dëmet që mund t’u shkaktohet pajisjeve.

Shkencëtarët kanë argumentuar së fundmi se është shumë e mundur që një formë e jetës aliene ka ekzistuar nën sipërfaqen e Marsit në të kaluarën e largët dhe ka gjasa që mikrobet marsiane të jetojnë ende në Tokë sot. Shkëmbinjtë në pjesën e jashtme të Australisë që datojnë 3.5 miliardë vjet më parë mund t’i ndihmojnë shkencëtarët të zbulojnë nëse ka pasur ndonjëherë jetë në Mars.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE