Putin: Rajonet e aneksuara nga Ukraina ‘do të bëhen një’ me Rusinë, do ta arrijmë qëllimin!
Presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska “do t’i arrijë qëllimet e saj” në “rajonet e reja ruse” të Lugansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson, të cilat do të “bëhen një” me Rusinë.
“Unë synoj të garantoj sigurinë, të rivendos jetën paqësore në republikat e Lugansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson. Ne patjetër do ta arrijmë qëllimin tonë. Në të ardhmen, mbi të gjitha çështjet kyçe për njerëzit në ekonomi, në sferën sociale dhe në fushën e qeverisjes, këto rajone do të bëhen një me vendin”, tha Putin në një takim të Këshillit për Zhvillimin Strategjik dhe Projektet Kombëtare.
Presidenti i kërkoi Kabinetit të Ministrave të “përgatisë një program të veçantë për zhvillimin socio-ekonomik të subjekteve të reja të federatës deri në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm”, duke shtuar se “deri në vitin 2030”, rajonet e aneksuara nga Ukraina “ato duhet të arrijë nivelin gjithë-rus për sa i përket cilësisë së infrastrukturës, shërbimeve sociale dhe shumë parametrave të tjerë të cilësisë së jetës”. Përgjegjësinë për këtë punë do ta marrin personalisht ministrat dhe zëvendëskryeministrat përkatës, shtoi presidenti rus.