Befason Harry, zbulon të fshehtat e martesës së Kate Middleton dhe William: Unë jam djali i Dianës dhe pritej që të…
Princi Harry dhe Meghan Markle u martuan në maj 2018 me mbi 115,000 njerëz që vërshuan rrugëve për të kapur një moment nga kjo ngjarje. Megjithatë, kjo nuk ishte diçka që Harry donte vërtet.
Në dokumentarin e tij dhe të Meghan në Netflix “Harry dhe Meghan”, Princi Harry foli për ndjenjat e tij për martesën dhe ishte plotësisht i sinqertë.
”Kishte një pritje. Unë jam djali i Dianës dhe pritej që të bënim një dasmë publike”, tha ai.
Megjithatë, Harry përmendi në dokumentarin e Netflix dasmën e vëllait të tij, Princit William dhe Kate Middleton, e cila u zhvillua në vitin 2011. Sipas tij, misioni u krye me William.
Meghan Markle pranoi se nuk e kishte idenë se çfarë do të pasonte një dasmë publike dhe tha: “E dija se kur të arrinim në Kështjellën Ëindsor do të kishte shumë njerëz që prisnin, ajo që nuk e dija ishte se audienca do të ishte në të dy anët e rrugë. Unë dhe mamaja ime thamë: “Shiko gjithë këta njerëz që janë, çfarë po ndodh?”.