Fenomeni i pazakontë në Japoni, dhjetëra vdekje pasi i zë gjumi në mes të rrugës!
Autoritetet policore japoneze i kanë bërë një apel të veçantë popullsisë duke iu lutur të mos tejkalojnë masën e konsumit të alkoolit, pasi kjo gjë po shkakton dhjetëra vdekje në mënyrat nga më të çuditshmet. Më së shumti, bëhet fjalë për aksidente ku automjetet përplasen me këmbësorë që nga dehja bien në tokë duke fjetur.
Tradicionalisht, vendi aziatik nuk ka statistika shqetësuese në konsumimin e këtyre pijeve, rreth 8 litra alkool në vit, pak a shumë 3 litra birrë në javë për person, por sasia përqendrohet në mënyrë domethënëse gjatë festave, ku veçanërisht të rinjtë konsumojnë shumë më tepër sesa duhet. Fenomeni ka marrë përmasa edhe më të mëdha në periudhën post-pandemike. Gjatë vitit të fundit, të paktën 10 persona kanë vdekur duke fjetur në mes të rrugës vetëm në kryeqytetin Tokio, 22% i të gjithë aksidenteve ka ndodhur mbi këmbësorët.
Rikujtojmë, se Europa kryeson në nivel global për nivelin më të lartë të konsumit të alkoolit. Janë në kontinentin e vjetër, tetë nga dhjetë shtetet me konsumin më të lartë të alkoolit në botë, duke përfshirë këtu Islandën, Norvegjinë e gjithashtu Ukrainën. Në mënyrë të përsëritur, ekspertët japin alarmin se abuzimi me alkoolin, jo vetëm që shkakton dëme ekonomike e gjithashtu vë nën presion sistemet sociale e ato shëndetësore të vendeve respektive, por për më tepër bëhet shkak edhe për tumoret.