Kërcënime për bomba, mbyllet Aeroporti i Shkupi/Anulim e devijim fluturimesh!

vovalbania December 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërcënime për bomba, mbyllet Aeroporti i Shkupi/Anulim e devijim fluturimesh!

Pas një sërë kërcënimesh për bomba përmes postës elektronike, Aeroporti i Shkupit sot anuloi të gjitha fluturimet e planifikuara, nga ky aeroport. U evakuan pasagjerët dhe punonjësit, ndërsa në vendngjarje shkuan forca të antiterrorit për kontrolle. Fluturimet me destinacion Shkupin u devijuan për në aeroportet e tjera, jashtë Maqedonisë së Veriut.

Në vendin fqinj, kërcënime me bomba ka pasur edhe në shumë objekte të tjera, të tilla si hotele, qendra tregtare, 15 shkolla fillore e të mesme, kopshte fëmijësh e qendra sportive të ndryshme.

Si pasojë e këtyre kërcënimeve u evakuua edhe hoteli “Aleksandar Palace”, ku kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski ndodhej me të tjerë zyrtarë të qeverisë që drejton. Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, thuhet:

Menjëherë pas denoncimeve nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po kryhen kontrolle nga Antiterrori. Po punohet për zbardhjen e rasteve të denoncuara.

Po ashtu, dy ditë më parë, autoritetet në Maqedoninë e Veriut u përballën me alarme për vendosje të bombave në 49 objekte arsimore e disa ndërtesa institucionesh shtetërore. Alamet u dhanë në qytete të ndryshme, si në Kumanovë, Kavadar, Shtip e Manastir. Kryeministri Dimitar Kovaçevski informoi se institucionet e sigurisë po punojnë për zbardhjen e këtyre kërcënimeve që kanë nisur prej rreth dy muajsh, që në datën 26 tetor.

Shefi i qeverisë së Shkupit bëri të ditur se “dyshimet janë për një luftë hibride, që të shkaktohen frikë e panik në popullatë e kjo të çojë në destabilizimin e vendit”. Ai shtoi se “institucionet janë në kontakt me NATO-n e të tjerë faktorë ndërkombëtarë për të ofruar ndihmë në zbardhjen e kërcënimeve”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, kërcënimet në postat elektronike vijnë nga jashtë Maqedonisë së Veriut, por ky dikaster shmangu dhënien e detajeve të tjera, pasi hetimet vazhdojnë e mund të cënohen po u zbuluan më shumë hollësi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE