Sikur të mos mjaftonin ‘1001’ problemet e tjera, Kanye West do të përballet edhe me dëbim nga Los Angeles për arsye se…

vovalbania December 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sikur të mos mjaftonin ‘1001’ problemet e tjera, Kanye West do të përballet edhe me dëbim nga Los Angeles për arsye se…

Problemet nuk kanë të sosur për Kanye West. Tani është kompania e tij, Yeezy, ajo që po përballet me një problem mjaft serioz pasi është gati të dëbohet nga zyrat e saj në Los Angeles për shkak të mospagimit të qirasë. Sipas Gazetës Nation, West i detyrohet dy muaj qira për 63,254 dollarë.

Kanye West’s Los Angeles Yeezy office reportedly facing eviction owing over $63,000 in rent ‼️ pic.twitter.com/wfTbkW05QG

— Daily Loud (@DailyLoud) December 14, 2022

CT Calabasas, e cila zotëron ndërtesën e zyrës, i kërkoi Kanye të paguante plotësisht faturën brenda 72 orëve nga njoftimi ose të përballej me dëbimin. Një njoftim u bë e ditur se:

Brenda tre ditëve të shërbimit të këtij njoftimi, ju duhet të paguani plotësisht shumën e qirasë në fjalë ose të lironi ambientet e përmendura dhe t’ia dorëzoni posedimin agjentit të autorizuar për qiradhënësin tuaj. Nëse nuk paguani, kundër jush do të fillohet procedimi ligjor për posedim të objektit, konfiskimin e qirasë dhe për dëmshpërblim parash siç lejohet me ligj. Njoftoheni më tej se, me këtë njoftim, qiradhënësi zgjedh të deklarojë qiranë e përmendur të konfiskuar nëse qiraja nuk paguhet plotësisht brenda tri (3) ditëve.

West kishte paguar qiranë në atë vend që nga viti 2015, kur kompania e tij njihej si West Brands Fashion. Qiraja normale ishte 31,477 dollarë në muaj.

Përveç dëbimit, raporte të ndryshme theksojnë se kompania e Kanye është një rrëmujë, “kaos dhe një mjedis pune toksik dhe abuziv”. Është një kompani e mbushur me “pushime të menjëhershme dhe të vazhdueshme, taktika ngacmimi dhe poshtërimi dhe një mjedis aspak i pëlqyeshëm për të punuar”.

Ky problem me Yeezy është një nga rrëmujat e shumta në të cilat është përfshirë reperi, i cili ka pasur një vit majft intesive dhe me probleme të pafundme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE