Gjermani, hapet i pari terminal i gazit të lëngshëm/Synohet ulja e varësisë nga gazi rus!

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjermani, hapet i pari terminal i gazit të lëngshëm/Synohet ulja e varësisë nga gazi rus!

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sot ishte i pranishëm në hapjen e të parit terminal të gazit të lëngshëm natyror në qytezën veriore, Vilhelmshaven. Ndërtimi i tij u krye në afat rekord prej më pak se 10 muajsh e sipas shefit të qeverisë së Berlinit, “tregon kapacitetin e shtetit gjerman për fillime të reja”. Komentet i bëri në ceremoninë inauguruese.

Ky terminal u ndërtua për të ndihmuar në zëvendësimin e gazit rus, pasi furnizimet kanë probleme në kushtet kur Moska po hakmerret për sanksionet ndaj ekonomisë ruse, lidhur me pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt të këtij viti. Në të ardhmen, pritet që terminali të shndërrojë gazin e lëngshëm natyror në gjendje gazi, në mënyrë që të përdoret nga rrjeti gjerman i energjisë. Vitin e ardhshëm pritet të ndërtohen edhe katër terminale të tjera po të tilla në Gjermani.

Sipas Ministrisë gjermane të Ekonomisë, të gjitha këto terminale së bashku mund të sigurojnë një të tretën e gazit që i nevojitet Gjermanisë për të plotësuar nevojat. Vendimin për ndërtim të këtyre terminaleve, Scholz e mori tre ditë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Si pasojë e sanksioneve që Perëndimi i vuri Moskës për këtë luftë, Rusia i ka zvogëluar furnizimet me gaz në Europë dhe sipas rasteve, i ka ndalur ato tërësisht. Luftën në Ukrainë të nisur më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin e quan “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65704 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE