Stop mizorisë! Ky vend së shpejti do të ndalojë shitjen e qenve, maceve dhe lepujve!
Duke filluar nga viti 2024, dyqanet me pakicë të kafshëve shtëpiake në Nju-Jork nuk do të jenë më në gjendje të shesin qen, mace apo lepuj, falë legjislacionit të ri të nënshkruar nga guvernatori Kathy Hochul. Zyra e Hochul pohon se:
Ndalimi, i cili është gjithashtu në fuqi në disa shtete të tjera si Kalifornia dhe Ilinois, është një përpjekje për t’i dhënë fund praktikave të shumimit abuziv në shkallë të gjerë nga fermat e këlyshëve dhe koteleve, të cilat shpesh furnizojnë kafshë në dyqanet e kafshëve shtëpiake.
Guvernatori tha në një deklaratë se:
Qentë, macet dhe lepujt në të gjithë Nju-Jorkun meritojnë shtëpi të dashura dhe trajtim njerëzor. Jam krenar që nënshkruaj këtë legjislacion, i cili do të ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të reduktuar trajtimin e ashpër dhe për të mbrojtur mirëqenien e kafshëve në mbarë vendin.
Kongresmenja Linda B. Rosenthal në një deklaratë pas miratimit të ligjit të ri tha se:
Shteti i Nju-Jorkut nuk do të lejojë më ”fabrikimin” brutalisht çnjerëzor të këlyshëve në të gjithë vendin të furnizojnë dyqanet tona të kafshëve shtëpiake dhe të përfitojnë nga mizoria ndaj kafshëve dhe konsumatorët që nuk dyshojnë.
Senatori i shtetit Michael Gianaris i Queens shprehu mbështetjen e tij për vendimin e Hochul, duke e quajtur atë një ditë të shkëlqyer për miqtë tanë me katër këmbë.