Studimi i ri ‘paralajmëron’ të gjithë personat që tymosin kanabis!
Një studim i ri mund të ketë zbuluar një lidhje të mundshme mes tymosjes së marijuanës dhe një gjendje të njohur si “sindroma e zemrës së thyer”. Përderisa nuk dihet nëse sindroma është vdekjeprurëse për përdoruesit e kanabisit, hulumtuesit thonë se ata duhet ta kontrollojnë më shpesh shëndetin e zemrës.
Tymosja e kanabisit mund të jetë duke e dyfishuar rrezikun e stresit kardiomipatik. Kjo gjendje bën që presioni intensiv fizik apo emocional mund të çojë në dobësimin e muskujve të zemrës, duke shkaktuar dhimbje në gjoks, marramendje, probleme me frymëmarrjen, etj.
Sëmundja e njohur ndryshe si “sindroma e zemrës së thyer” në përgjithësi nuk është vdekjeprurëse, përdoruesit e kanabisit duhet të kenë kujdes sepse mund të kenë rrezik më të madh të arrestit kardiak. Nëse tymosni kanabis dhe zhvilloni simptoma si dhimbja në gjoks dhe problemet me frymëmarrje, atëherë menjëherë duhet të shkoni te doktori për t’u siguruar që nuk keni probleme me zemrën.
Ndërkaq, shtimi i përdoruesve të lëndëve narkotike dhe veçanërisht drogave të forta, është ndër problemet më shqetësuese të shoqërisë shqiptare. Por krahas shtimit të përdoruesve, një shifër sado pak ngushëlluese, është edhe shtimi i numrit të persona që kërkojnë ndihmë për t’u shkëputur nga varësia e drogës. Orges Hysenaj, nga qendra e rehabilitimit Teen Challenge Albania, tregon se kryesisht në qendër shkojnë persona mbi 30 vjeç, të cilët sipas tij kanë humbur shpresën.
Rikujtojmë, se së fundmi autoritetet në Amsterdam kanë marrë një iniciativë që ka si synim të ndalojë shitjen e kanabisit gjatë fundjavave, të limitojë festat dhe të mbyllë më herët shtëpitë publike përgjatë atij që njihet si distrikti i dritave të kuqe. Kryeqyteti holandez pritet që t’i japë një formë tjetër reputacionit të tij global për “fundjavat e lira” dhe fokusi do të shkojë drejt “gurëve të çmuar” që kanë institucionet kulturore të qytetit.