“Dibu” dhe gjesti që hutoi FIFA-n e Katarin!
Damián Emiliano Martínez, me pseudonimin “Dibu” u vlerësua si portieri më i mirë i Kupës së Botës, por kur i erdhi radha për marrjen e “Dorezës së Artë”, portieri argjentinas mori vëmendje për një gjest aspak elegant. Martinez e vendosi çmimin para pjesës të poshtme të trupit dhe e drejtoi për nga tribuna, ndoshta e kishte me tifozët e Francës, të cilët nuk ia kursyen sharjet gjatë finales që në fund u fitua nga Argjentina dhe mërziti kampionët në ikje, në një finale të luajtur deri në fund dhe ku vendimi përfundimtar iu la penalltive dhe thuhet se “nuk gjykohet një futbollist në penallti”.Vendasit nuk e fshehën mospëlqimin për veprimin e pahijshëm të 30-vjeçarit dhe akoma më e vështirë u bë për FIFA-n.
Por, për t’iu rikthyer gjestit të bujshëm, fakt është se presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, të cilët sapo ia dorëzuan vlerësimin, mbetën të hutuar.
Madje, duhet thënë se nuk ishte hera e parë e një veprimi të tillë, po të kujtohet se një gjest i ngjashëm i cilësuar “i pahijshëm” ka qenë protagonist edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Kupës së Amerikës në vitin 2021.