“Duke provuar fatin për sot…” Çfarë po përpiqet të na tregojë Elgit Doda?
Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, së fundmi Elgiti vendosi t’i propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre.
Por, përpos jetës private mund të themi me plot gojë se ky vit ka qenë tepër i suksesshëm për të edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që jo vetëm kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, por edhe të bëhen virale e të numërojnë miliona klikime.
Postimet e tij në rrjete sociale gjithashtu bëjnë shumë bujë dhe më i fundit duket se na krijoi disa dyshime. Teksa ka postuar dy zara loje në Instastory-n e tij krahas ka shkruar: “Duke provuar fatin për sot…”
Për çfarë i duhet fati sonte Elgitit? Epo na mbetet të presim…
Duket se ky vit vetëm sa paska nisur për Elgitin e këtë na e bën me dije dita-ditës teksa së fundmi ka ndarë me ne një Instastory ku teksa ka shkruar: “Mbeta unë sot, mbeta pa ty, mbeta pa shpirt, mbeta pa sy…” duket se na ka zbuluar pak nga teksti i projektit te radhës. Por një tjetër detaj që bie në sy është dhe fakti se producenti ka etiketuar partneren e tij, Klean në postim.
Mos ndoshta surpriza e radhës do të jetë një duet mes çiftit? Na duhet të presim dhe pak që ta zbulojmë.