Të gjithë përdoruesit e Twitter shprehen pro dorëheqjes së Elon Musk!

vovalbania December 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të gjithë përdoruesit e Twitter shprehen pro dorëheqjes së Elon Musk!

Së fundmi, përdoruesit e Twitter kanë votuar në favor të largimit të Elon Musk nga posti i shefit ekzekutiv të platformës pasi miliarderi bëri një sondazh për të ardhmen e tij. Një total prej 57.5% votuan “po” pasi Musk pyeti 122 milionë ndjekësit e tij nëse ai duhet të tërhiqej. Musk, i cili bleu Twitter për 44 miliardë dollarë tha para mbylljes së sondazhit se ai do t’i përmbahej rezultatit.

Manjati i teknologjisë, i cili gjithashtu drejton Tesla dhe Space X, është përballur me shumë kritika që nga marrja në dorë e faqes. Ndërkohë, ende nuk ka komentuar që nga mbyllja e sondazhit. Edhe nëse ai do të jepte dorëheqjen si shef ekzekutiv, do të mbetej si pronar i Twitter.

Should I step down as head of Twitter? I will abide by the results of this poll.

— Elon Musk (@elonmusk) December 18, 2022

Rreth 17.5 milionë njerëz votuan në sondazhin e tij. Në të kaluarën, Musk i është bindur sondazheve në Twitter. Atij i pëlqen të citojë frazën “vox populi, vox dei”, një frazë latine që përafërsisht do të thotë “zëri i popullit është zëri i Zotit”. Që kur nuk ishte pronari i rrjetit social Twitter-it, Musk ishte ankuar për llogarinë @ElonJet për ndjekjen e çdo lëvizjeje të tij. Sipas tij, kjo konsiderohet si ekspozim i informacioneve private në internet pavarësisht se këto regjistra janë të domenit publik.

Pronari i tij Jack Sweeney, 20 vjeç, përdorte informacione të disponueshme për gjurmimin e fluturimeve për të postuar në Twitter çdo herë që avioni i Musk ngrihej dhe ulej. Musk thotë se është në pritje të veprimeve ligjore kundër Sweeney dhe të tjerëve. Ai shtoi se çdo llogari që zbulon vendndodhjen e njerëzve në kohë reale do të pezullohet pasi është një shkelje fizike e sigurisë. Sweeney mohoi se incidenti ishte i lidhur me llogarinë e tij kur u pyet nga BBC.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE