Ukraina forcon mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë

vovalbania December 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina forcon mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë

Ukraina po forcon mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë nga frika se Rusia mund të jetë duke përgatitur një sulm të ri, tha një zyrtar qeveritar. Zëvendësministri i Brendshëm, Yevhen Yenin, tha për BBC se Ukraina do të forcojë kufirin me Bjellorursinë me forca të armatosura dhe municione.

Lajmi erdhi teksa presidenti rus, Vladimir Putin, udhëtoi për në Minsk për të takuar homologun e tij bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.

Bjellorusia ndan kufirin me Rusinë dhe Ukrainën.

Lukashenka i tha Putinit se çështjet kryesore në raportet e tyre dypalëshe së fundi kanë qenë mbrojtja dhe siguria.

“Kohërat e vështira kërkojnë që ne të kemi vullnet politik dhe të përqendrohemi në arritjen e rezultateve në të gjitha temat e agjendës dypalëshe”, tha Lukashenka gjatë takimit me Putinin më 19 dhjetor.

Para takimit, zyra e Lukashenkës tha se dy zyrtarët do të bisedonin së bashku me ministrat e tyre të Integrimit, ndërkaq zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, hodhi poshtë spekulimet se Rusia do të kërkojë nga Bjellorusia që të hyjë në luftë kundër Ukrainës.

Aktualisht, Rusia ka mijëra trupa në Bjellorusi për trajnime. Ekspertët kanë argumentuar se Moska po i përgatit këto trupa për një ofensivë të shkallës së gjerë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërsa Bjellorusia nuk është përfshirë drejtpërdrejt në luftë, ajo lejoi trupat ruse të përdorin territorin e saj për të nisur pushtimin në shkurt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65778 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE