Tiranë, nisin punimet për Teatrin e ri/Policia rrethon zonën!

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tiranë, nisin punimet për Teatrin e ri/Policia rrethon zonën!

Policia e Tiranës ka rrethuar zonën ku mbi dy vite e gjysmë më parë ngrihej Teatri Kombëtar, që u shemb në orët e para të 17 majit të 2020-ës, pavarësisht rezistencës, me protesta, peticione e ngujime, për të mos lejuar prishjen e godinës.

Sot pritet të nisin punimet për ndërtimin e godinës së re. Nisur nga paralajmërimet me tone të ngritura të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, blutë kanë marrë masa për shmangien e incidenteve, duke rrethuar zonën ku u vendos edhe një perimetër sigurie.

Mësohet se para nisjes së punimeve, efektivët kryen inspektime, edhe me ndihmën e një qeni, për të garantuar se terreni është i sigurtë.

Kujtojmë se me kërkesë nga Inspektorati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit ishin në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të 17 majit të vitit 2020 për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.

Aksioni përfundoi pasditen e të njëjtës datë, duke bërë që pas 12 orësh, fadromat të largoheshin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65685 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE