U rikthye në skenë pas 25 vitesh me këngën e dedikuar të bijës, shfaqet për herë të parë në publik vajza e Elsa Lilës
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![U rikthye në skenë pas 25 vitesh me këngën e dedikuar të bijës, shfaqet për herë të parë në publik vajza e Elsa Lilës](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/12//u-rikthye-ne-skene-pas-25-vitesh-me-kengen-e-dedikuar-te-bijes-shfaqet-per-here-te-pare-ne-publik-vajza-e-elsa-liles.jpeg)
Elsa Lila është rikthyer në skenën e “Festivalit 61 të Këngës në RTSH” pas 25 vitesh mungesë.
Këngëtarja i emocionoi të gjithë me performancën e saj ku u përqafua dhe me duartrokitje te forta nga publiku në sallë.
Kënga me të cilën konkurroi artistja titullohet “Evita”, e cila është e shkruar dhe e kompozuar nga vetë ajo.
Kënga “Evita” është një dedikim për të bijën e saj, e cila u pa në publik duke ndjekur me plot emocion performancën e nënës së saj.
Për disa sekonda kamera u fokusoi të bijën e këngëtares e cila ishte rritur shumë. Ajo tashmë është 12 vjeçe dhe mund të vihet re ngjashmëria e madhe që ka me Elsën. Këngëtarja është munduar që vajzën e saj t’a mbajë gjithmonë larg vëmendjes mediatike.
Kujtojmë se artistja ka qenë muajt e fundit në vëmendje mediatike, duke qenë se është përfolur mbi përfshirjen e saj në botën e krimit të organizuar në Itali.
Ajo u lirua nga burgu vetëm së fundmi, pas akuzave në pjesëmarrjen e një bande italo-shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike, ku pretendohej se detyra e saj ishte ajo e mbajtjes së llogarive.