Debat dhe fyerje në kuvend! Replikat mes Ramës dhe deputetëve të PD-së, Bardhi dhe Açka

vovalbania December 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Debat dhe fyerje në kuvend! Replikat mes Ramës dhe deputetëve të PD-së, Bardhi dhe Açka

Diskutimet në parlament se kush do të jetë avokati i  ardhshëm Avokatit  të popullit prodhuan një përplasje të fortë mes deputetit demokrat Gazment Bardhi dhe kryeministrit Edi Rama

 Bardhi: A i le oligarkët tani u përqendrove te mafiozët

Rama: More zotëri të çohet personi e të thotë mua më ka intimiduar.

Bardhi: Ti i ke çuar për ta shndërruar gjykatën kushtetuese në seksion të PS-së.

Rama: Ti je palaço.

Alibeaj: E dëgjoni drejtuese seancës.

Felaj: Patjetër që e dëgjoj siç ju dëgjova juve dje, keni mbërritur në pikën t’ju hiqet e drejta e fjalës.

Rama: Ti je një palaço cirku.

Bradhi: Ti je një legen.

Rama: Palaco

Bardhi: Mafioz, mafioz, mafioz, mafioz

Rama: Palaco, palaco, palaco, palaco, ik andej Zagar

Më pas nënkryetarja e kuvendit Ermonela Felaj përjashtoi nga seance Gazment Bardhin.  Në seancën e mbrëmjes të së Mërkurës parlamenti u kthye në një arenë përplasje mes dy grupimeve në PD e si pasojë u përjashtua deputeti Flamur Noka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE