Humb ‘betejën’ me kancerin, shuhet në moshën 63-vjeçare ylli i grupit “The Specials”, Terry Hall!
Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare këngëtari kryesor i “The Specials” dhe ish-anëtar i grupeve “Fun Boy Three” dhe “Colourfield”, Terry Hall. Shokët e grupit njoftuan vdekjen e tij duke shkruar në Twitter këto fjalë:
Me pikëllim të madh njoftojmë vdekjen pas një sëmundjeje të Terry-t, mikut, vëllait tonë të mrekullueshëm dhe një prej këngëtarëve dhe kantautorëve më të shkëlqyer që ka prodhuar ndonjëherë ky vend.
It is with great sadness that we announce the passing, following a brief illness, of Terry, our beautiful friend, brother and one of the most brilliant singers, songwriters and lyricists this country has ever produced. (1/4) pic.twitter.com/qJHsI1oTwp
— The Specials (@thespecials) December 19, 2022
Hall u bë një nga zërat kryesorë të muzikës pop të viteve të 8-ta. Së bashku me grupin “The Specials”, ai publikoi këngën e tij debutuese “Gangsters” në 1979, e cila arriti në vendin e gjashtë në top-listat në Mbretërinë e Bashkuar. Ata dominuan ‘Top 10’ për dy vitet e ardhshme, duke arritur kulmin me këngën e tyre të dytë “Ghost Toën” në vitin 1981.
Hall më vonë formoi një grup tjetër, “Colourfield”, në vitin 1984, i cili pati hitin “Thinking of You”. Ai u bë një bashkëpunëtor i shpeshtë gjatë dekadave në vijim, duke punuar me Ian Broudie të “Lightning Seeds”, aktoren amerikane Blair Booth, “Toots and the Maytals”, Lily Allen, Damon Albarn e “Blur” dhe muzikantë të tjerë të famshëm.
Regjisorja Lindy Heymann, njëkohësisht bashkëshortja e të ndjerit tha:
Terry ishte një bashkëshort, baba i mrekullueshëm dhe një nga shpirtrat më të sjellshëm, më qesharakë dhe më të sinqertë. Muzika dhe performancat e tij përmblidhnin vet thelbin e jetës… gëzimin, dhimbjen, humorin, luftën për drejtësi, por mbi të gjitha dashurinë.