Përplasi për vdekje me makinë 17-vjeçarin, arrestohet ish-kryebashkiaku Vasil Bollano
Arrestohet ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, pasi përplasi për vdekje me makinë një 17-vjeçar. Elio Hamiti u dërgua dje në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që mori gjatë përplasjes.
Fatkeqësisht i mituri nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra nga përplasja, duke përfunduar në koma gjatë kohës që ishte shtruar në spitalin e Himarës per tu transportuar me pas ne Tirane.
Aksidenti tragjik ndodhi ditën e djeshme në Llogara rreth orës 17:00 ku ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano duke qarkulluar me automjetin e tij tip ‘Benz’ ka përplasur për vdekje të miturin. Për pasojë menjëherë pas ngjarjes u bë shoqërimi në komisariat i Vasil Bollanos.
NJOFITMI I POLICISE
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë.
Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.