Inceneratorët, Berisha: Klodian Zoto ka qenë administrator i kompanisë së Arben Ahmetajt!

vovalbania December 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Inceneratorët, Berisha: Klodian Zoto ka qenë administrator i kompanisë së Arben Ahmetajt!

Në dy seancat e fundit të parlamentit, Sali Berisha ia përmendi vetëm njëherë shkarazi emrin e Arben Ahmetajt, duke e përqendruar sulmin për inceneratorët tek Edi Rama. Por paraditen e sotme, për herë të parë kreu demokrat ngriti shqetësimin se SPAK po kryen hetime selektive duke mos hetuar Arben Ahmetajn për hotelet e paguara nga njeriu inceneratorëve Klodian Zoto.

SKAP është i implikuar në mënyrë direkte në këtë aferë dhe kjo provohet me mbajtjen të fshehur të faturave të njërit prej bosëve me qendror të aferës së inceneratorëve, faturat e Arben Ahmetaj, i cili Klodian Zoton për të cilin thotë se nuk e njoh, pavarësisht se ishte në makinë me të kur u përmbys makina dhe pretendon se trauma në makinë ia humbi memorien dhe tani nuk i vjen më në memorie si i njohur Klodian Zoto.

Berisha foli edhe për lidhjet e mëhershme të Arben Ahmetajt me Klodian Zoton.

Klodian Zoton e ka pasur menaxher të Hermesit, kompanisë me të cilën ai ka vjedhur 13 miliardë impulse nga Albtelekomi, një shumë prej 13 milion eurosh. Ky ka qenë menaxheri Klodian Zoto, të cilin trauma ia ka fshirë nga memoria. E kuptoni ju këtë tani. Nëse ka një binom të pandarë, absolut në aferën e SKAP-it, është binomi Rama-Agaçi, Ahmetaj-Zoto, se të tilla janë veprimet e tyre. Të gjitha këto faktojnë se SKAP është droguar me paratë e djegësve vetë, ç’ka e bën të pashpresë përfundimisht procesin, një proces hetimi transparent.

Sali Berisha u angazhua se kjo çështje do jetë çështje madhore e revolucionit demokratik dhe drejtësisë “pas triumfit të PD-së”./Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE