Mamaja e Stephen Boss emocionon me dedikimin për djalin e saj të ndjerë!

vovalbania December 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mamaja e Stephen Boss emocionon me dedikimin për djalin e saj të ndjerë!

Mamaja e Dj të ndjerë Stephen ‘tWitch’ Boss, Connie Boss Alexander ndau së fundmi një mesazh prekës për djalin e saj në InstaStory, vetëm një javë pasi Boss u gjet i vetëvrarë. Ajo shkroi:

Oh, sikur të mund të shkoja në parajsë…

Kjo është hera e dytë që Connie poston një homazh për djalin e saj që prej vdekjes së tij tragjike më 14 dhjetor. Në postimin e parë ajo shkroi:

Familjar dhe miq, faleminderit për gjithë dashurinë, lutjet dhe inkurajimin. Dua ta dini se unë i shoh të gjitha mesazhet, postimet dhe telefonatat. Nuk mundem të flasë dot për momentin. Ju bëj të ditur se do të reagoj kur të mundem. Stephen Laurel, nëna jote të do në përjetësi dhe më gjerë!

Ylli i “So You Think You Can Dance” la pas tre fëmijët e tij, Weslie, Maddox, Zaia dhe gruan Allison Holker, e cila ishte e para që konfirmoi vdekjen e tij. Stephen Boss ishte i njohur si DJ i spektaklit shumë të shikuar “Ellen DeGeneres Show”. Sipas asaj që raportojnë mediat amerikane mësohet se 40-vjecari ka kryer vetëvrasje. Ai u gjet i pajetë rreth orës 11:25 të mëngjesit të së martës në periferi të Los Anxhelosit.

Boss u bë i njohur kur doli i dyti në konkursin e kërcimit “So You Think You Can Dance” në 2008. Ai më vonë do të kthehej sërish në program por këtë herë si anëtar jurie. Moderatorja Ellen DeGeneres e solli atë si DJ në programin e saj të dashur në vitin 2014, një punë që ai e mbajti derisa shfaqja u mbyll këtë vit. Boss thuhet se la pas një shënim që aludonte për sfidat e tij të së kaluarës. Burime të zbatimit të ligjit i thanë TMZ se policia zbuloi mesazhin e DJ-së të “Ellen DeGeneres Show”, i cili përmbante referenca të paqarta për çështjet me të cilat ai kishte trajtuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE