“Mos ndoshta nuk i pëlqej”?! Koha kur ju kthen mesazh tregon shumë për lidhjen tuaj!
Të gjithë ju mezi e prisni përgjigjen e njeriut që pëlqeni. Në momentin që i keni dërguar një mesazh jeni gjatë gjithë kohës në ankth dhe në kokën tuaj vijnë mendime të tilla si: ‘Mos ndoshta nuk i pëlqej’, ‘Nuk i interesoj?’ Nëse jeni në fazat e para të lidhjes suaj keni shumë të drejtë t’i mendoni këto gjëra. Kur ai ju kthen menjëherë, është e qartë që ai është shumë i dhënë pas jush. Nëse ju kthen pas disa minutave, ju i pëlqeni. Ai nuk ngulet tek telefoni tërë ditën, por e kontrollon atë herë pas here sepse pret përgjigjen tuaj.
Nëse ju kthen një orë më vonë, edhe në këtë rast ju i pëlqeni, megjithatë mund të jetë lloji i njeriut që nëse ndihet i lodhur mendërisht, kërkon të shkëputet prej komunikimit. Por sapo është më i qetë, ai kthehet tek biseda me ju. Nëse një herë ju kthen menjëherë dhe herën tjetër ua vonon përgjigjen me siguri ju bën të ndiheni si më e rëndësishmja për të, ndërsa ditën tjetër, ju dëshpëron mendimi se ai nuk do t’ia dijë për ty. Ka gjasa të jetë pikërisht kështu, ai nuk është i qëndrueshëm në ndjenjat që ka ndaj jush dhe mund të jetë në përgjithësi një njeri që nuk e di çfarë do.
Nëse ju kthen të nesërmen, nuk do të thotë gjithmonë se nuk i pëlqeni. Sidoqoftë, tregon që ai është mjaft natyrë e ftohtë. Nëse ju kthen disa ditë më vonë, atëherë këtu çështja bëhet me të vërtetë serioze. Në botën ku jetojmë tani, shumica e njerëzve e mbajnë telefonin në dorë tërë ditën. Ndaj vështirë t’i ketë shpëtuar mesazhi i dërguar prej jush. Është duke bërë interesantin ose thjesht, nuk i pëlqeni.
Ndërkaq, shpeshherë pyesni veten, mos e kam tepruar me ’emoji’, mos ndoshta po i kthej përgjigje shumë shpejt? Duart ju djersijnë nga emocionet dhe kjo ju pengon në të qenurit më të lirshëm në bisedë. Ne ju tregojmë disa strategji të lehta për t’u vënë në zbatim, por gjithashtu që do t’ju ndihmojnë në mënyrën e të parit të gjërave dhe largimin e ankthit.