Studimi i ri na zbulon më shumë për rënjët gjenetike të vetmisë
Së fundmi një studim i ri me gati gjysmë milioni njerëz ka gjetur rrënjët gjenetike të vetmisë. Këto gjetje gjithashtu kanë treguar se disa variacione të gjeneve janë të lidhura me aktivitete sociale siç janë dalja nëpër bare. Këto gjetje janë publikuar në gazetën “Nature Communications”. Hulumtime të mëparshme kanë treguar që vetmia është më shumë se vetëm një gjendje e mendjes. Një në katër njerëz mbi moshën 65-vjeçare vuan nga vetmia në Mbretërinë e Bashkuar.
Pesha është një faktor rreziku. Shkencëtarët kanë analizuar variacionet gjenetike në më shumë se 470,000 pjesëmarrës në Biobank UK, një studim i gjatë i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar duke parë efektet e gjeneve dhe ambientin e sëmundjes. Këta vullnetarë janë përgjigjur pyetjeve në lidhje me vetminë dhe kryesisht me aktivitetet sociale dhe lidhjet me të tjerët, siç është se sa shpesh ata ishin në gjendje t’i besonin dikujt të afër me ta.
Ekipi kishte zbuluar 15 variacione të gjeneve që lidheshin me sensibilitetin e vetmisë. Disa variacione ishin aktive në regjione të trurit që kontrollonin emocionet, ndërsa të tjerat luanin rol në metabolizëm. “Ky ishte zbulimi i parë për të identifikuar disa variacione të gjeneve të lidhura me vetminë,” thotë studiuesi Perry. Hulumtuesit kanë gjetur se shtimi i peshës pra një masë më e lartë e indeksit trupor (BMI) i bëri njerëzit më të prekshëm ndaj vetmisë dhe depresionit.
Ata gjithashtu besojnë se shtimi i peshës mund të shkaktojë vetminë dhe depresionin. “Ju mund t’i imagjinoni arsyet e dyjave”, thotë Perry. Ndoshta nëse jeni me mbipeshë, ju do të ndjeheni pa vetëbesim, çka mund t’ju shpie deri te tërheqjet sociale, depresioni dhe në anën tjetër mund t’ju ndryshojë shprehitë e të ushqyerit, pra sa shumë dilni dhe bëni aktivitet fizik. Ndërkaq, njerëzit të cilët janë vetëm dhe nuk kanë partnerë, zakonisht të tjerët i shohin si të pafat dhe të vetmuar. Është fakt që kur pranë vetes dikë, ndihesh më e sigurt dhe më e plotësuar, mirëpo ndonjëherë është më mirë të jesh vetëm sesa me njerëz që nuk të bëjnë të ndjehesh mirë.