Sulmi në Paris, shkon në tre numri i viktimave!
Vazhdon të ndryshojë bilanci i viktimave lidhur me sulmin e sotëm me armë zjarri në qendër të Parisit. Tre persona u vranë dhe disa u plagosën nga të shtënat në qendër të kryeqytetit francez.
Siç raporton BBC, i dyshuari i moshës 69-vjeç u arrestua. Sipas televizionit francez BFM TV, autori ishte i njohur për autoritetet franceze dhe mësohet se ka sulmuar një kamp emigrantësh, një vit më parë. Zyrtarët deklaruan:
Motivet e personit të armatosur mbeten të paqarta, me dy nga katër të plagosurit në gjendje të rëndë.
“Të shtënat u regjistruan në një qendër lokale kurde”, u tha gazetarëve kryebashkiaku i qarkut të 10-të të Parisit. Policia e Parisit bëri të ditur se një operacion lidhur me këtë rast është duke vazhduar dhe i ka kërkuar qytetarëve që të shmangin frekuentimin në zonë. Dëshmitarët treguan:
Eshtë panik total, ne jemi mbyllur brenda! Dëgjuam shtatë ose tetë breshëri të shtënash.
Sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press, “prokurorët e Antiterrorizmit janë në kontakt me hetuesit”, por nuk kanë dhënë detaje nëse ka ndonjë shenjë të një motivi terrorist në këtë fazë.