COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 18 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit!
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete nga virusi Covid-19, ndërsa ka bërë me dije se nga 379 testime të kryera kanë rezultuar të infektuar 18 persona.
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 379 testime, 18 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 23 të shëruar në 24 orët e fundit
24 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 379 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në Bashkitë:
11 në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 qytetarë në Fier, Përmet, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh.
Janë 215 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,859 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 24 Dhjetor 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 23
Të shtruar në spitale 0
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 379
Testime totale 2,017,587
Raste pozitive 332,670
Raste të shëruara 328,859
Raste Aktive 215
Humbje jete 3,596
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 164
Fier 11
Gjirokastër 10
Durrës. 7
Berat. 6
Vlorë 6
Lezhë. 5
Korçë. 3
Shkodër 2
Elbasan. 1