Didi e “Njerëz dhe Fate” feston sot ditëlindjen, shikoni si duket pas 20 vitesh aktorja (FOTO)
vovalbania
December 24, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Të gjithë e njohin me emrin Didi, pasi aktorja ka marrë pjesë në telenovelën më e suksesshme shqiptare “Njerëz dhe Fate”. Aktorja Arta Muçaj, feston sot ditëlindjen dhe mbush 47-vjeç.
Arta është fiks rasti për të përdorur shprehjen “mosha është thjesht një numër”, pasi edhe sot, 20 vite pasi ka luajtur në “Njerëz dhe Fate” aktorja ruan të njëtat tipare dhe një freski për moshën e saj.
Aktorja vijoj për disa vite karrierën e saj si aktore në Australi ku edhe u zhvendos për të jetuar. Por “Didi” është rikthyer për të jetuar në Kosovë ku jetën artistike e ndan mes Shqipërisë, Australisë dhe Kosovës.