Mori ftesë nga Eduart Grishaj për të qenë pjesë e Big Brother Vip, gazetari zbulon vendimin që ka marrë

vovalbania December 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mori ftesë nga Eduart Grishaj për të qenë pjesë e Big Brother Vip, gazetari zbulon vendimin që ka marrë

Gazetari Ermal Qori i ka thënë jo ftesës së regjisorit Eduart Grishaj për të marrë pjesë në edicionin e dytë të Big Brother Vip Albania.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai shkruan se kjo eksperiencë nuk do të jetë në planet e tij të afërta.

“Në të gjithë rrugëtimin tim profesional deri më tani, të ndërtuar mbi vullnetin e fortë për të qenë një profesionist i mirë, një gazetar dhe njeri i vërtetë dhe jo fans i zhurmnajës momentale, skandaliteteve apo ndërtimit artificial, shtuar ‘varësinë’ pasionante të realizimit të projekteve si dhe përgjegjësisë për të dhënë përkujdesin maksimal ndaj krijimit të shpirtit, kjo sfidë shumë e bukur për disa, e mjaft e pa vend për disa të tjerë, nuk do të jetë në objektivin tim momental”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Grishaj e ftoi gazetarin gjatë një interviste në një emision televiz në Report Tv. “Do vish në Big Brother ti? Mendoje hajde dhe vetëm sa kemi bërë këtë intervistën bashkë e kam kuptuar që mund të eci shumë ky tipi yt në “Big Brother”, edhe nëse e fik kamerën ta them të njëjtën gjë”, tha regjisori.

Aktualisht janë mësuar disa nga emrat që do të jenë pjesë e këtij formati dhe pritet të zyrtarizohen mbrëmjen e sotme.

Pak orë më parë Vip Magazinë zbuloi edhe tre emra të rij që do i bashkohen këtij formati, konkretisht Dea Michel, Erion Mustafaraj dhe Zhaklina Gjolla. Opionionist edhe për këtë vit do të jetë Arbër Hajdari ndërsa mbetet për t’u parë kush do të jetë në krah të tij, në vendin e Balina Bodinakut./Vip-Magazine

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE