Bie fluksi i lëvizjeve në të dyja anët e kufirit në Doganën e Kapshticës
Fluksi i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka rënë ndjeshëm gjatë paradites të së dielës. Vetëm pak mjete me emigrantë kanë hyrë nga Greqia, ndërsa i ulët ka qenë edhe numri i qytetarëve që kanë udhëtuar drejt Greqisë.
Ndërkohë dita e djeshme, ka shënuar pikun e fluksit të hyrjeve dhe daljeve në këtë pikë kufitare.
Në Shqipëri kanë hyrë 6576 emigrantë ndërsa kanë udhëtuar drejt Greqisë 2707 qytetarë.
Lëvizje të shtuara ka pasur gjatë 24 orëve të fundit edhe përmes pikës kufitare të Qafë Thanës, me 3069 qytetarë në hyrje dhe 3045 qytetarë drejt Maqedonisë së Veriut,.
Autoritetet e Kufirit dhe Migracionit kanë shtuar personelin dhe numrin e sporteleve doganore që lidhin juglindjen me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut për të përballuar fluksin e lëvizjeve të qytetarëve.