“Është çelësi i gjithçkaje”/ Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda zbulon kush është personi kyç që mund të ndihmojë në zbardhjen e enigmës së Martinajt

vovalbania December 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Është çelësi i gjithçkaje”/ Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda zbulon kush është personi kyç që mund të ndihmojë në zbardhjen e enigmës së Martinajt

Ish Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, është shprehur se agjenti i Forcave Operacionales, Jeton Lami, është një nga personat kyç që mund të ndihmojë në zbardhjen e enigmës më të madhe atë të zhdukjes apo vrasjes së Ervis Martinjat.

I ftuar në emisionin “Revieë”, Beci tha se Lami është çelësi i gjithçkaje pas nuk e dimë se cili është qëndrimi i tij ndaj rrëfimeve të veta në kuptimin e ngjarjes që ai di dhe bashkëpunëtorët e tij, pasi sipas Becit, Lami nuk është kryesori, por ura lidhëse.

“Arrestimi i këtij personi i cili është i rëndësishëm për faktin penal të zhdukjes apo vrasjes së Ervis Martinjat tregon teorikisht dhe të dokumentuar se struktura të posaçme të policisë së shtetit kanë qenë të implikuar në veprimtari kriminale sepse kemi një person të arrestuar efektiv të arrestuar.

Së pari gjetja dhe arrestimi i këtij personi i jep një rëndësi shumë të madhe zbulimit të enigmës së madhe të ekzistencës apo zhdukjes së Ervis Martinajt.

Së dyti duke u marrë nga SPAK dhe jo nga prokuroria e Kurbinit ky person i arrestuar dhe nën hetim, është çelësi kyç për të përdorur të tëra metodat speciale të hetimit, për ta bërë të penduar, për ti dhënë sigurinë e duhur këtij personi.Ai është çelësi i gjithçkaje. Ne nuk e dimë se si është qëndrimi i tij ndaj rrëfimeve të veta në kuptimin e ngjarjes që ai di, bashkëpunëtorëve të tij sepse ky nuk kryesori. Ai është një urë lidhëse”, tha Beci.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE