Ka ardhur në jetë djali i Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz, çifti na zbulon emrin e vogëlushit!

vovalbania December 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka ardhur në jetë djali i Einxhel Shkirës dhe Dj Dagz, çifti na zbulon emrin e vogëlushit!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja disa muaj më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Së fundmi ka qarkulluar lajmi se djali i Einxhel dhe Dagz tashmë ka ardhur në jetë edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë gjë dhe komentet dhe urimet për çiftin në rrjete sociale janë të shumta. Ama sipas çiftit nuk ishte e vërtetë, pasi pas me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Einxhel shfaqet ende shtatzanë na kanë lënë të kuptojmë të kundërtën. Por mesa duket të dy kanë vendosur ta mbajnë për pak kohë të fshehtë pasi djali i tyre ka ardhur në jetë në datën 12 dhjetor. Vetëm pak më parë Einxhel dhe Dagz e kanë bërë publike ardhjen në jetë të djalit të tyre me anë të një video të postuar në Instagram dhe na ka treguar se dita e lindjes ka qenë 12.12.2022. Gjithashtu çifti na ka treguar edhe emrin e vogëlushit të tyre, i cili është Trev dhe duket një emër mjaft i veçantë.

 TREV – 12/12/2022 
Kur dashuria merr formën e një jete te re… FALEMINDERIT ZOT!

Einxhel, si një traditë tashmë për çdo vajzë që është në pritje të një fëmije organizoi një ‘babyshower’ me mikeshat e saj. Por duket se kjo festë nuk do të kujtohet vetëm për këtë, pasi Dj Dagz më në fund mori hapin që të gjithë mezi po e prisnim dhe vetëm pak më parë i ka propozuar Einxhelit për martesë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65827 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE