Amerika e gjunjëzuar nga moti i keq, 37 persona ndërruan jetë!

vovalbania December 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amerika e gjunjëzuar nga moti i keq, 37 persona ndërruan jetë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gjunjëzuar nga moti i keq, me erëra të forta e të ftohta, si edhe shumë dëborë. CNN raporton për të paktën 37 viktima e për fat të keq, bilanci provizor mund të rëndohet orët në vijim. “Bomba ciklonike”, sipas emrit që i kanë vënë mediat amerikane ka çuar në anulimin e mijëra fluturimeve dhe 560 mijë shtëpi janë pa energji elektrike. Temperatura shënoi rekord duke zbritur deri në minus 40 gradë Celcius. Në Buffalo të Nju Jorkut konfirmohen shumë blackout. Ndërkohë, u bllokuan edhe disa ndërhyrje të emergjencës e aeroporti mbetet i mbyllur për sot.

Para Krishtlindjes, më shumë se 200 milion amerikanë morën paralajmërime për kushtet ekstreme të motit. Fillimisht, u prekën shtetet veriore e perëndimore. Por, të ftohtit polar nuk i shpëtuan as shtetet jugore.

Disa shtete, përfshirë Nju Jorkun kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Autoritetet apeluan për të kursyer energjinë elektrike. Me temperaturat që janë shumë të ulëta, kërkesa mbetet e lartë dhe nevoja për furnizim po mbetet e paplotësuar. Në Tenesi, ndërprerjet e shkurtra të energjisë elektrike u aplikuan për të reduktuar konsumin. Meteorologët flasin për një ngjarje klimatike që nuk ndodh shpesh.

Atlanta në Xhorxhia e qyteti Tallahase në Florida përjetuan natën më të ftohtë të prag Krishtlindjes në historinë e tyre. E njëjta gjë ishte edhe për Filadelfian e Pitsburgun, ndërsa Çikago preku temperaturat më të ulëta që nga viti 1983. I ftohti polar nuk ka kursyer as Uashingtonin këtë Krishtlindje. Ndërkohë, për Nju Jorkun thuhet se ky i ftohtë nuk regjistrohej që nga viti 1906.

Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden iu drejtua me një apel amerikanëve, që të kenë kujdes e të marrin seriozisht këshillat e udhëzimet e autoriteteve lidhur me situatën e krijuar nga moti i ftohtë në Amerikë. Në historinë e vendit, kjo ishte Krishtlindja më e ftohtë në 40 vite.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65789 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE