“Është qytetare…”, Klea Huta flet përsëri për hyrjen e Kiara Titos në “BBV2”!
Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.
Së fundmi me fillimin e edicionit të dytë të “Big Brother Vip” është kuptuar miqësia mes Kleas dhe Kiara Titos, pasi kjo e fundit është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe mbështetja që Klea ka treguar ndaj saj na ka treguar shumë për marrëdhënien e tyre. Së fundmi në një Ask të postuar në Instastory Klea ka treguar mendimin e saj për hyrjen e Kiarës në “BBV”.
Kiara është një ndër të paktat mikesha të miat në showbiz. U lumturova shumë për aventurën e saj të re dhe e di që do japë një frymë të re në “BBV”. Është qytetare, e duruar dhe e di çfarë do.
Kiara është shprehur mbrëmjen e parë të ‘BBV’ se këtë hap që ka marrë ua kishte mohuar miqve të saj. Një ndër to mesa duket ka qenë edhe Klea, e cila ka postuar një foto të Kiarës në Instastory, ku përveç se sigurisht i kishte uruar shumë fat dhe suksese, nuk mund të mos e përmendte faktin që e kishte gënjyer, duke e quajtur kështu në një sens shakaje ‘qelbësirë’.