“Telefonata nga burgu që ngriti në këmbë policinë për Ervis Martinajn”, Klodiana Lala nxjerr informacion ‘bombë’ nga operacioni top-sekret për mbretin e kumarit
Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me kontrollet sot në banesën e shumë të kërkuarit Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur që prej muajt gusht. Po ashtu kontrolle janë ushtruar dhe në banesat e dy xhaxhallarëve të tij, Rakip dhe Faik Martinaj.
Gazetarja Klodiana Lala pohoi në rubrikën “Opinion” në News24 tha se ishte pikërisht një telefonate nga burgu e përgjuar ajo që ngriti në këmbë policinë e Shtetit, FNSH dhe RENEA.
“Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar për zhdukjen e Ervis Martinajt. Nuk bëhet fjalë për procedim të thjesht procedurial. Faktet treguar se FNSH dhe RENEA, pas kontrollit në banesa, në një prej tyre të Ervis Martinajt, apo dhe në shtëpinë e Faik dhe Rakip Martinjat. Sendet e paligjshme u gjetën në kosheret e bletëve. Prokuroria për herë të parë ka vendosur që t’i trajtojë si çështjes të njëjta, “Plumbi i artë” dhe atë të “Rrëmbimit të personit”. Tek rasti i Kurbinit është duke u menduar si person i rrëmbyer dhe i vrarë nga kundërshtarët, Martinaj. Njerëzit e tij ishin vënë në target grup. Një tjetër i njohur i tij është shoqërua dhe është mbajtur në komisariat për armëmbajtje pa leje. Policia e Shtetit është ngritur në alarm për pas një telefonate të përgjuar në burg të sigurisë së Lartë në këtë burg është një person i dënuar për vrasje. Ai ka regjistruar një numër që sipas tij i përket familjarëve të tij, por nga përgjimi i kësaj telefonate ka dalë prova dhe fakte të reja që mund të hedhë dritë mbi fatin e Ervis Martinajt. Pas kësaj telefonate është njoftuar dhe prokuroria. Është ndërhyrë në këto 3 banesa dhe disa ambiente. Ervis Martinaj është vendosur në zonën e Fushë-Kuqes. Në këtë fshat gjithçka ruhet, nuk është e lehtë të hysh në banesën e Ervis Martinajt. Banesat komunikojnë me njëra-tjetrën me masa të fortifikuara.”, tha Lala.
Kujtojmë se Martinaj nuk dilte kurrë nga dera kryesore e banesës së tij, por përmes tuneleve nëntokësore. Po ashtu banesa e Martinajt u kontrollua më 2015-ën dhe më pas në 2018-ën, dhe sot. Kjo është hera e tretë kur bastiset banesa e të shumëkërkuarit dhe të dy xhaxhallarëve të tij, ku u gjetën 2 armë zjarri, 1 silenciator, mijëra municione luftarake, radio, fenelina, uniforma policie, maska dhe sende të tjera të kundërligjshme.