Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku drejt ndarjes?
Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.
Çifti janë me njëri-tjetrin prej 13 vitesh duke jetuar kështu një histori shumë të bukur dashurie, por së fundmi po përflitet shumë se mes dyshes gjërat kanë marrë fund. Fillimisht gjithçka nisi si thashethem, por burime për Prive kanë treguar se prej disa muajsh ata janë në një krizë por ende nuk mund të thuhet nëse ka apo jo një ndarje përfundimtare.
Para pak javësh Xhensila erdhi me një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin Kidda. ‘Më do’ quhet dueti i dyshes, i cili që para se të publikohej u bë mjaft viral në TikTok dhe në kaq pak kohë nga publikimi ka arritur mbi 5 milion klikime duke shënuar kështu një sukses për artistët.
Së fundmi Xhensila ka kaluar një moment shumë të sikletshëm në një nga koncertet e saj. Nga video që ka qarkulluar në rrjete sociale duket që një nga fansat gjatë koncertit ka tentuar ta puthë në buzë, por një gjë e tillë nuk u lejua të ndodhte nga vetë këngëtarja dhe sigurimi i vendit.