Ahmetaj me pushime mes pasanikëve/ Ish-zv.kryeministri ka zgjedhur qytezën Gastaad në alpet e Zvicrës
Gastaad është një qytet i vogël shumë ekskluziv në alpet e Zvicrës i vendosur në një lartësi një mijë metra.
Ai është i njohur si destinacioni i pushimeve dimërore të personazheve shumë të pasur. Miliarderë, milionerë, ikona të kinemasë dhe muzikës vizitojnë hotelet shumë të shtrenjta dhe luksoze të Gastaad në Zvbicër. Pistat e skive janë shumë të famshme dhe tërheqin vizitorë të veçantë. Atë pjesë të elitës që mund të përballojë çmimet e kripura.
Në këto ditë të fundvitit në Gastaad ka shkuar për disa ditë pushimi edhe ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj. Në këto foto të siguruara nga Top Channel, Ahmetaj duket duke ecur në rrugët e Gastaad me veshje dimërore dhe një çantë shpine.
Tashmë zoti Ahmetaj nuk ka më asnjë post shtetëror, por vetëm rolin e tij si deputet i partisë socialiste në Kuvend. Ai u largua nga qeveria ku së fundmi mbante edhe postin e zëvendës/kryeministrit. Ndërkohë që emri i tij po përmendet në padinë e bërë nga gazetari Adriatik Doçi i cili tregoi edhe disa e-maile që Klodian Zoto shkëmbente me hotele të ndryshme luksoze në disa vende evropiane dhe pagesa që bënte për udhëtimet private të Arben Ahmetajt në atë kohë me detyrë ministër në qeveri. SPAK ndërkohë e mbylli hetimin për padinë e gazetarit.