Kur vreshti shndërrohet në art, çmimi i ‘kripur’ i shishes së verës!

vovalbania December 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kur vreshti shndërrohet në art, çmimi i ‘kripur’ i shishes së verës!

Në zemër të rajonit italian të Reggio Emilia, Tulio Massoni ka krijuar një vresht të vogël që dëshiron ta shndërrojë në art. Pikërisht, shishet e verës që prodhohen nga ky vresht nuk shiten në dyqan, por në galeri. Gjithashtu, edhe çmimi për një shishe është si për veprat e artit, plot 5000 euro.

Vreshti ka një sipërfaqe prej 60 metrash katrorë dhe prodhon 29 shishe verë të kuqe në vit. Tullio Massoni e rrit rrushin e tij në çatinë e Via Mari 10, adresa nga e cila merr edhe emrin vera. Masson tha për CNN se:

Babai im bënte verë dhe më la trashëgimi një vresht të madh, por kur bëra llogaritë, kuptova që më shumë do të shpenzoja sesa do të fitoja nga ai vresht, kështu që e shita. 20 vite më vonë, u pendova që e shita dhe vendosa që të bëja një vresht në miniaturë. Vera ime është një formë shprehjeje artistike, është një provokim filozofik, diçka që ti e mban në dhomën e ndenjes dhe t’i tregosh miqve që në atë shishe ka verë që vjen nga një vresht në çati, që e ka bërë një i çmendur.

Ekspertët shëndetësorë për një kohë të gjatë kanë bërë të ditur se vera e kuqe kur konsumohet në sasi modeste mund të sjell efekte pozitive në shëndetin tonë. Vera e kuqe zvogëlon nivelet e kolsterolit, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ndihmon në memorie. Por, përveç këtyre, tani një studim i ri bën të ditur se vera e kuqe përmirëson edhe pjellorinë te gratë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE