Moti i acartë në SHBA, rritet numri i viktimave dhe i grabitjeve në Buffalo!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Moti i acartë në SHBA, rritet numri i viktimave dhe i grabitjeve në Buffalo!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/12//moti-i-acarte-ne-shba-rritet-numri-i-viktimave-dhe-i-grabitjeve-ne-buffalo.jpg)
Teksa SHBA është “mbërthyer” nga moti i acartë prej disa ditësh, qyteti që po e vuan më shumë është Buffalo, në Nju Jork.
Deri më tani, vetëm në Buffalo janë raportuar 28 humbje jetësh, ndërsa në gjithë SHBA-në, ka shkuar në 62 numri i viktimave.
Përveç faktit se miliona banorë janë të izoluar në banesat e tyre për shkak të ngricave në rrugë dhe mungesë të energjisë elektrike, sërish nuk kanë munguar episodet e grabitjeve.
Vetëm ditën e djeshme janë anuluar rreth 4,000 fluturime, ndërsa sot numri ka shkuar në 4600.
Presidenti amerikan Joe Biden, ditën e djeshme në një deklaratë emergjente, tha se do lejohet mbështetja federale për shtetin e Nju Jorkut. nëpërmjet një postimi në Twitter, Biden ka shkruar: “Zemra ime është me ata që humbën të dashurit këtë fundjavë festive”.
Goditje nuk pësoi vetëm SHBA, por dhe Kanadaja. Provinca qendrore e Ontarios dhe Quebec, në veri-lindje, morën peshën kryesore të stuhisë dhe në disa qytete është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.