Sulmet ruse dëmtuan infrastrukturën energjetike/ Vijojnë problematikat, mbi 9 milionë ukrainas pa ngrohje
Dëmtimi i infrastrukturës energjetike në Ukrainë ka detyruar mbi 9 milion banorë të përballen me problemet.
Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se është duke vazhduar puna për të provuar dhe riparuar rrjetin kombëtar në Ukrainë, për të parandaluar ndërprerjet e energjisë elektrike.
Pavarësisht pretendimeve për sulme nga Rusia, punëtorët kanë arritur të rilidhin me energji vetëm disa banesa.
“Natyrisht, mungesat vazhdojnë. Ndërprerjet po vazhdojnë. Situata që nga kjo mbrëmje në rajone të ndryshme të Ukrainës është se rreth nëntë milionë njerëz janë pa energji elektrike. Por numrat dhe kohëzgjatja e ndërprerjeve po zvogëlohen gradualisht”, deklaroi Zelensky.
Problemet me energji kanë lënë shumë banorë pa ngrohje dhe ujë të pijshëm, ndërsa temperaturat e ulëta kanë disfavorizuar gjendjen.