Trendet më të pazakonta të këpucëve që do të lëmë pas këtë 2022!

vovalbania December 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trendet më të pazakonta të këpucëve që do të lëmë pas këtë 2022!

2022 ka qenë një vit i pazakontë përsa i përket zgjedhjes së këpucëve. Nga çizmet Ugg dhe “Crocs”, tek këpucët e baletit të markës “Margiela”, “Nike X Martine Rose” etj. 12 muajt e fundit kanë ofruar një rrjedhë të vazhdueshme të tendencave të këpucëve të cilat herë janë pëlqyer e herë jo.

Çizmet “Ugg”

Uggs të çdo lloji nga pantoflat te çizmet ishin një trend i prapambetur i modës, por që përsëri u veshën masivisht. Të famshmit që i veshën ato nuk mungonin gjithashtu, duke nxitur që shitjet e tyre të arrijnë majat.

Çizmet prej pellushi nga marka “Ancuta Sarca”

Ancuta Sarca furnizoi me këto çizme Rihanna-n dhe Dua Lipa-n këtë vit duke bërë që ato të influencojnë edhe fansat e tyre.

Këpucët transparente të “Loewe”

Trendet më të pazakonta të këpucëve që dolën nga koleksioni ‘pranverë/verë 2023’ janë këpucët e tejdukshme. Marka “Loewe” paraqiti në sfilatë shembullin më ekstrem: këpucët e bëra nga materiali i pastër plastik.

Atletet “Nike Shox MR4 X Martine Rose”

Atletet sportive Shox të Martine Rose, të bëra në bashkëpunim me “Nike”, u bënë një pamje e zakonshme në vitin 2022. Tapa me e butë dhe dizajni futuristik i bënë ato menjëherë të lakmueshme.

Çizme prej xhinsi “Diesel”

Glenn Martens, drejtor kreativ i markës “Diesel”, debutoi në sfilatën e modës çizmet e pazakonta prej xhinse shfaqjen e tij vjeshtë/dimër 2022 në shkurt.  A janë praktike? Kjo mund të jetë e diskutueshme.

Çizmet me gisht nga marka “Miu Miu”

Harrojini sandalet dhe këpucët klasike, marka “Miu Miu” sugjeron që verën e ardhshme të provoni këpucët me gisht të cilat janë tepër ekstravagante.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65792 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE