Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku i japin fund njëherë e mirë të gjithë zërave që aluduan për ndarjen e tyre!
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të dashur të showbiz-it. Ata janë me njëri-tjetrin prej 13 vitesh duke jetuar kështu një histori shumë të bukur dashurie, por së fundmi u përfol gjatë nëpër media se mes dyshes gjërat kanë marrë fund.
Fillimisht gjithçka nisi si thashethem, por burime pranë tyre treguan se prej disa muajsh ata janë në një krizë. Madje u tha se Xhensila është largur nga shtëpia së bashku me vajzën dhe se ata nuk jetojnë më nën të njëjtën çati.
Megjithatë, tani ata kanë reaguar të dy pas këtyre lajmeve të përhapura shumë në media. Ata zgjodhën që të hidhnin poshtë zërat për ndarjen e tyre në mënyrën më të bukur dhe romantike të mundshme.
Ka qenë Xhensila ajo që ka postuar e para në Instagram një video nga koncerti i saj i mbrëmshëm. Ajo është shoqëruar nga Besi dhe madje në një moment i ka bërë dhe një dedikim romantik në skenë dhe më pas kanë shkëmbyer dhe një puthje.
Ta kushtoj ty këtë këngë. Të dua me gjithë shpirt!
Pas kësaj ka ardhur dhe reagimi i Bes Kallakut. Të njëjtën video ai e ka ripostuar në llogarinë e tij dhe i është drejtuar me një ton të ashpër të gjitha komenteve lidhur me ndarjen e çiftit. Ai shkruan:
Çdo gjashtë muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur. Çdo katër muaj një lajm tjetër ndërron jetë Ija e Bes Kallakut, çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë. Tani edhe këto të fundit. Më keni çarë… Shqiptarët të rrinë të qetë!