Bora Zemani flet për herë të parë për raportin e Arborit dhe Donaldit, zbulon si e cilëson i biri partnerin e saj
Bora Zemani ka folur për herë të parë në publik në lidhje me marrëdhënien që djali i saj Arbori ka me partnerin e saj Donald Veshaj.
E ftuar në Wake Up, ajo u shpreh se Arbori e cilëson Donaldin si shokun e tij të ngushtë dhe shtoi se ata kalojnë shumë kohë bashkë.
“Ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Arbori thotë Donaldi është shoku im i ngushtë. Ata kalojnë kohë bashkë. Luajnë playstation”, u shpreh Bora Zemani.
Ajo komentoi edhe mbështetjen që i jep partneri çdo natë në prapaskenën e emisionin DWTS, duke e cilësuar atë një krah të fortë në këtë sfidë të re në karrierën e saj televizive.
“Donaldi ka qenë aty për të më mbështetur ashtu si shkoj edhe unë te emisioni i Donaldit. Mua më duhet Donaldi shumë aty, qoftë edhe për një fjalë të mirë. Çfarëdo lloj gjëje të ndodhë kthen sytë aty dhe thua ke njeriun tënd”, tha ajo.