Gerard Pique nis turneun në Barcelonë me të dashurën e tij të re, teksa fëmijët e tij ndodhen me pushime në Dubai!
Gerard Pique u pa teksa mbërriti me të dashurën e re Clara Chia Marti në nisjen e turneut të tij të ri të futbollit në Barcelonë të martën. Ish-lojtari i “FC Barcelona”, 35 vjeç, dukej i relaksuar pasi kishte marrë me vete të dashurën e tij të re në prezantimin e “Ligës së Mbretërve” përpara nisjes zyrtare të saj vitin e ardhshëm.
Kjo ndodhi teksa Shakira, e cila së fundmi u nda nga futbollisti në pas një periudhe 12 vjeçare së bashku, u nis për të shijuar Krishtlindjet në Dubai me dy djemtë e tyre. Gerard dhe Clara, e cila është një studente e PR, ishin të veshur mjaft thjeshtë rastësishme, ndërsa mbërritën në ngjarje me një makinë të tipit “Mercedes”. Atleti veshi një pulovër të bardhë dhe teksa po parkonte makinën, dukej se po shikonte “iPad”-in dhe “iPhone”-in e tij.
Ai do të shohë transmetimin e ish-lojtarëve në krye të 12 klubeve që do të luftojnë për lavdi në Barcelonë çdo të diel nga janari 2023. Ndërkohë, Shakira nga ana tjetër, para dy ditësh hyri në “Instagram”-in e saj për të ndarë me ne një foto të saj me djemtë Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë vjeç, teksa eksploronin shkretëtirën e Dubait. Treshja u mbështjell me veshje tradicionale dhe pozoi përkrah një shqiponje, të cilën këngëtarja e la të ulet në krahun e saj.
Dalja erdhi pasi ajo dhe ish-bashkëshorti i saj i famshëm arritën një marrëveshje për kujdestarinë mbi djemtë e tyre pas ndarjes së tyre në fillim të këtij viti. U zbulua se Gerard dhe Shakira kishin arritur një marrëveshje për kujdestarinë për djemtë e tyre Milan dhe Sasha pas ndarjes së tyre në fillim të këtij viti, me këngëtarin që planifikonte të zhvendosej në Miami në vitin 2023.