Pse Zhaklin Lekatari nuk ka pranuar të jetë banore e shtëpisë së “BBV”?

vovalbania December 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse Zhaklin Lekatari nuk ka pranuar të jetë banore e shtëpisë së “BBV”?

Sot të ftuara në emisionin “Pardon My French” në krahë të Jonida Aliçkollit kanë qenë në bashkëprezantim Lei Kraja dhe opinionistja e re e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari. Një intervistë mjaft interesante dhe shumë e veçantë. Lei ka zbuluar arsyen se pse ajo nuk do të jetë pjesë e këtij edicioni të “BBV” ndërkohë që edhe gazetarja, Zhaklin Lekatari ka treguar gjithçka rreth karrierës së saj dhe eksperiencës së re në spektaklin e madh të “BBV”.

Jo nuk e prisja ishte një surprizë e bukur absolutisht nuk e prisja dhe ndihem shumë mirë. Eksperienca ime është ende shumë e freskët dhe shumë e re, isha goxha e emocionuar dhe e kisha harruar se si është të kesh emocione kur je në një spektakël, në televizion. Jam gjendur në intervista dhe situata vërtet shumë të zjarrta dhe më është dashur që ta menaxhoj shumë mirë veten, i kisha harruar këto emocionet e show-t. Isha shumë e emocionuar atë natë por e menaxhova mirë edhe kam vendosur që ta shijoj si eksperiencë. Ishin shumë pozitive, u habita dhe u befasova që kisha kaq shumë mbështetje. Kësaj rradhe nuk mora mesazhe negative. Është një spektakël shumë i madh, një eksperiment social, nuk je i përfshirë sepse ti nuk je në shtëpi dhe nuk je në ato dinamika por përgjegjësia jote është e jashtme dhe më e largët. Dua të jem sa më objektive të jetë e mundur dhe shpresoj që t’ia dal.

A do ta përballoje dot pjesëmarrjen brenda shtëpisë së “BBV”?

Mendoj që jo, nuk do ta përballoja dot. Edhe unë e kam marrë ftesën për të qenë brenda por nuk e kam pranuar sepse mendoj që jam një njeri shumë i lirë dhe fakti që aty jam e kufizuar me disa njerëz që nuk ka rëndësi nëse i njoh apo jo por e rëndësishmja është liria për të zgjedhur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65736 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE