Rihapet Aeroporti i Prishtinës, alarmi për bombë rezultoi fals!

vovalbania December 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rihapet Aeroporti i Prishtinës, alarmi për bombë rezultoi fals!

Rezultoi fals alarmi për bombë, rihapet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”. Më herët gjatë ditës së sotme, ky aeroport u mbyll përkohësisht dhe pas kontrolleve, policia nuk gjeti asnjë mjet shpërthyes. Pas përfundimit të kontrollit, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport u kthye në normaliteti.

Në Kosovë, vëmendja është në veri ku u shtua një tjetër barrikadë. Policia thotë se nuk është i ligjshëm bllokimi i rrugës në territorin e Serbisë, që çon drejt pikës kufitare të Merdares. Në një deklaratë, thekson se “një bllokim i tillë ka penguar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve e mallrave”. Policia fton qytetarët të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare, me përjashtim të Jarinjës, Bërnjakut e Merdares, deri në njoftimin e radhës.

“Nuk do të bisedojmë e bashkëpunojmë me kriminelët në veri, por do t’i arrestojmë”. Sot në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Albin Kurti foli për barrikadat në veriun me shumicë serbe, duke argumentuar se po cënojnë integritetin territorial të Kosovës. Duket se Kurti iu referua nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili u sanksionua nga Uashingtoni e Londra, ndërsa Prishtina e kërkon lidhur me dyshimet se frikësoi dëshmitarët në rastin e njohur si Brezovica.

Kremlini hedh poshtë pretendimet e Prishtinës se Rusia po e shtyn Serbinë të destabilizojë situatën në Kosovën. Moska pretendon se Beogradi po mbron të drejtat e serbëve etnikë. I pyetur mbi deklaratat e ministrit Sveçla se nën ndikimin rus, Serbia po synon të destabilizojë Kosovën, zëdhënësi Dmitry Peskov u shpreh se “është krejtësisht e gabuar” të flitet për ndikim destruktiv të Rusisë.

Ndërkohë, avokati i Dejan Pantiçit, ish-policit serb të akuzuar për akte terroriste në veri të Kosovës njofton se klientit të tij iu zëvendësua masa e paraburgimit me “arrest shtëpie”. Arrestimi i tij u bë shkak që më 10 dhjetor, serbët të vendosnin barrikada, duke bllokuar rrugët për në pikëkalimet kufitare me Serbinë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE