Sulme të vazhdueshme në Kherson, gjatë orëve të fundit ndodhën 23 shpërthime!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Sulme të vazhdueshme në Kherson, gjatë orëve të fundit ndodhën 23 shpërthime!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/12//sulme-te-vazhdueshme-ne-kherson-gjate-oreve-te-fundit-ndodhen-23-shperthime.jpg)
Sulme të vazhdueshme ka pasur në qytetin e Khersonit, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 23 shpërthime.
Si pasojë e shpërthimeve tre persona kanë mbetur të plagosur, gjendja e të cilëve nuk është përcaktuar.
Në muajin nëntor, ushtria ruse u tërhoq nga qyteti Kherson, i vetmi kryeqytet rajonal që Moska kishte kapur që nga fillimi i pushtimit, në një pengesë të madhe për presidentin rus.
Që atëherë, forcat ruse janë vendosur përtej lumit nga Kherson dhe rregullisht granatojnë qytetin prej andej.