Çmenduri në Britani, përleshen klientët në markete për një pije të re energjike (VIDEO)
vovalbania
December 29, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Kaosi shpërtheu në një rrjet supermarketesh në Britaninë e Madhe, mëngjesin e sotëm, për shkak të prezantimit të një pijeje të re energjike nga dy influencerë.
Çmenduria shkoi dhe më tej, sa pijet e krijuara nga boksieri KSI dhe Logan Paul dolën në internet me çmime tepër të larta, ndonëse në të vërtetë një shishe kushtonte vetëm 2 euro.
Kur rrjeti i marketit bëri njoftimin se do të nxirrte pijen e re, radhët u shfaqën në dyert e dyqaneve që në orën 6 të mëngjesit.
Në disa momente pati dhe incidente mes klientëve, ku një nënë tregon se djalit të saj të mitur një prej shisheve ia rrëmbeu një pensionist.
Sipas raportimet, të gjitha shishet që ishin vendosur në rafte u shitën brenda 3 minutave.