Mish i pasigurt për konsum, AKU bllokon një tjetër Fast Food në Tiranë!

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mish i pasigurt për konsum, AKU bllokon një tjetër Fast Food në Tiranë!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU njofton se sot në Tiranë bllokoi një tjetër “fast-food” me kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare dhe po ashtu bllokoi 535 kg mish të pasigurt për konsum.

Në vijim të kontrolleve zyrtare dhe monitorimeve të kryera me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe garantimin e sigurisë ushqimore, trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit inspektoi subjektin “E. R.”, nga ku rezultoi se: dhoma frigoriferike ngrirëse dhe vaskat e shkrirjes së lëndës së parë ku ushtronte aktivitetin subjekti ishin në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u vendos masa urgjente e bllokimit të aktivitetit, u bllokua sasia prej 535 kg gjiro dhe mish pule i pasigurt për konsum si dhe u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerë 300 mijë lekë.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet zyrtare në të gjithë vendin me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së festave të fundvitit dhe garantimin e sigurisë ushqimore.

Po në kryeqytet, dje AKU-ja njoftoi bllokimin e një tjetër subjekti Fast Food e të rreth 60 kg mish që tregtoheshin në shkelje të rregullave higjieno-sanitare.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kryerjen e kontrolleve me qëllim garantimin e shëndetit të konsumatorëve në këtë prag festash të ndërrimit të viteve.

Nga kontrolli i kryer në subjektin “V. Gj.”, me aktivitetit fast food, Tiranë, u konstatua se produkti gjiro përpunohej në kushte të papërshtashme higjieno – sanitare.

Si rrjedhojë nga ana e trupës inspektuese u bë bllokimi i këtij ambienti, ndaj subjektit u vendos masë administrative “gjobë” me vlerë 500 mijë lekë, si dhe u bllokua sasia prej 566 kg produkt gjiro për të cilat u krye marrje mostre për t’u analizuar për treguesit mikrobiologjik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE