Një nga vendet më të populluara në botë hap linjën e parë të metrosë!

vovalbania December 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një nga vendet më të populluara në botë hap linjën e parë të metrosë!

Së fundmi Bangladeshi nisi shërbimin e tij të parë hekurudhor të metrosë në kryeqytetin Dhaka, me zyrtarët dhe udhëtarët që shpresojnë se do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut në një nga qytetet më të dendura e të populluara në botë. Projekti i financuar kryesisht nga Japonia, i njohur si Linja 6, u përurua në një ceremoni nga kryeministri Sheikh Hasina i cili e përshkroi hekurudhën e re si “një moment historik”.

Mësohet gjithashtu se do të ketë vagonë treni të rezervuara vetëm për gratë dhe metroja do të ndihmonte në reduktimin e bllokimeve të trafikut në qytet në mënyrë të konsiderueshme. Linja, e cila shtrihet mbi 20 kilometra, do të shërbejë në 16 stacione dhe do të lidh zonën veriore të Dhaka-s me zyrat qeveritare dhe spitalet për momentin.

Ekspertët vërejnë se infrastruktura e Dhaka-s nuk ka arritur të përputhet me shkallën e popullsisë së saj. Problemi është përkeqësuar nga mbështetja e tepërt e vendit te makinat dhe deri tani mungesa e transportit publik të organizuar.

Rikujtojmë, se Spanja mban fronin në Evropë si shteti me hekurudhat më të shpejta, ndërsa së fundmi flotës së saj i është shtuar “Iryo”, me ardhjen e së cilës, në shtetin iberik shkon në katër numri i kompanive hekurudhore low-cost që ushtrojnë aktivitetin e tyre. Iryo lançoi së fundmi linjën e saj të parë Madrid-Barcelona-Zaragoza.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE