Yjet e “DWTS” kanë akoma ‘dy fjalë’ për jurinë dhe rrugëtimin e tyre në spektakël!

vovalbania December 30, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Yjet e “DWTS” kanë akoma ‘dy fjalë’ për jurinë dhe rrugëtimin e tyre në spektakël!

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.

Mbrëmja e sotme do të jetë mjaft e veçantë sepse të gjithë yjet e “Dancing With The Stars” janë mbledhur së bashku për të diskutuar rreth 13 javëve mjaft intesive dhe shumë të bukura që kanë kaluar. Krahë yjeve dhe jurisë kanë qenë edhe Fatma Haxhialiu, Blendi Salaj dhe Jonida Aliçkolli.  A ka mbetur ende diçka për t’u diskutuar para finales së madhe? A janë gati të gjithë për finalen e madhe dhe të shumëpritur të këtij edicioni?

Në fillim u diskutua se si ka qenë java e parë e gjysmëfinalistëve dhe më pas u ndalën tek puthja e Elhaidës dhe Ledianit. Pas sqarimeve në lidhje me komentet e jurisë dhe mendimit të finalistëve ka ardhur radha e yjeve të tjerë që të sqarojnë se çfarë nuk u ka pëlqyer apo edhe me çfarë nuk janë dakord në lidhje me jurinë gjatë javëve kur ata kanë performuar.

Julka: Kanë qenë edhe të gjitha mesazhet që secili prej nesh kam përshtypjen dhe asnjëri nga ne nuk është aq pa tru në kokë sa të pretendojë që të ketë të drejtë ai më tepër sesa juria sepse në të kundërt do të kishim ndryshuar rolet, ne do të ishim ulur tek juria dhe juria do të ishte duke vallëzuar në skenë.

Salsano: Unë vetë nuk e kam menduar kurrë këtë gjë, ato ndjesi që kishim për momentin. Në fakt kur e sheh ka qenë emocionale sepse ti lodhesh gjithë javën. Nga ndjesitë e momentit ti ke një opinion dhe e thua aty. 

Isli: I lëmë pikët fare sepse janë të parëndësishme. Ka shumë të bëjë mënyra se si shihet gjëja që do të thotë: bën një gabim por kjo nuk ia heq ndonjëherë ndjesinë e bukur të performancës ashtu sikur të mos bësh asnjë gabim por prapë performanca nuk vjen. Në gjykimin tim gjithmonë është dukur sikur ka pasur diçka që mungonte sa herë ka pasur edhe hapa të saktë mungonte diçka edhe kur ka pasur padjeshka të vështira mungonte diçka, edhe kur vallja ishte shumë e vështirë mungonte diçka. Unë e kam ndjerë sikur gjithmonë ka munguar diçka dhe ka qenë aq e shpeshtë sa unë fillova avash-avash duke mos kërkuar më atë që mungonte. Kjo ka sjellë ndoshta rezultatin. 

Deborah: Unë jam njeri kompetitiv dhe duke qenë pjesë e botës së sportit, dihet shumë mirë që unë futem për të fituar dhe gjërat që marr përsipër që bëj ose kur futem për të garuar dua të jap maksimumin dhe i kam vënë një ‘target’ vetes cilido qoftë ky. Qartazi në këtë konkurs ‘targeti’ nuk ishte as gjysmëfinalja as fitorja etj. Por edhe unë kisha një ‘target’ me veten time. Ajo çfarë mua më ndodhi, ndoshta më ka mërzitur për momentin por kur kthej kokën pas kuptoj që gjërat kanë kaluar dhe ndoshta është ajo mëzitja e momentit, një gjë momentale që ndoshta edhe e eksagjeruar me një koment më shumë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE